Raul Albiol vazhdon kontratën me Realin

dardanmiftari | Tuesday, August 07, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Albiol, e ka vazhduar kontratën e tij me klubin spanjoll.

Mbrojtësi Spanjoll e ka nënshkruar kontratën e re dje, dhe tash do të jetë i lidhur me stadiumin Santiago Bernabeu deri në vitin 2017.

“Jam shumë i lumtur pasi kjo do të thotë se klubi dhe stafi i trajnerëve besojnë në mua. Vërtet ndjehem si në shtëpi te Real Madridi dhe jam shumë i lumtur. Tash duhet të tregoj se ata nuk e kanë gabim dhe se mund të jem një lojtar i mirë për ekipin”.

“Vërtet jam i ngazëllyer dhe dua të qëndroj te Real Madridi. Jam i lumtur dhe shpresoj të jem këtu derisa të pensionohem”, ka thënë Albiol.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...