Arsenali përmbys Montpellierin

dardanmiftari | Tuesday, September 18, 2012 | 0 Komente

Topçinjtë kanë fituar me rezultat 2-1 si mysafir i kampionit të Francës, Montpellier.
Të gjithë golat e këtij takimi u shënuan në gjysmën e parë. Një penalti të akorduar në minutën e nëntë për vendasit e shndërroi në gol Younes Belhanda.

Lukas Podolski pranoi një top nga Olivier Giroud për ta barazuar rezultatin (16’).

Vetëm dy minuta më pas, Gervinho e shënoi golin e fitores për mysafirët.

Me rezultat identik, 2-1, edhe Schalke ka fituar si mysafir i Olympiakosit në kuadër të Grupit B.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...