Shkëlqen PSG

dardanmiftari | Tuesday, September 18, 2012 | 0 Komente

Paris Saint-Germain e ka filluar më së miri edicionin e sivjetmë në Ligën e Kampionëve duke mposhtur Dynamo Kievin me rezultat 4-1.

Në natën e tij historike, si futbollisti i parë që është paraqitur në Ligën e Kampionëve me gjashtë klube të ndryshme, Zlatan Ibrahimovic i kaloi vendasit në epërsi nga penaltia (19’).

Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, Thiago Silva, nuk kishte si ta fillonte më mirë aventurën me klubin e ri, pos të shënonte golin e dytë në ndeshje (30’).

Pritjen tetëvjeçare të PSG për garën më të madhe evropiane e tregoi entuziazmi i tifozëve pas golit të tretë të shënuar nga Alex (32’), i cili vendosi rezultatin e pjesës së parë.

Në gjysmën e dytë u shënuan edhe dy gola. Fillimisht Miguel Veloso shënoi golin e nderit për mysafirët (87’), ndërsa Javier Pastore e vendosi rezultatin përfundimtar (90’+1).

Porto, nga ana tjetër, ka fituar me rezultat prej 2-0 si mysafir i Dinamo Zagrebit në kuadër të Grupit A.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...