Mbretërit sundojnë në Bernabeu (VIDEO)

dardanmiftari | Tuesday, September 18, 2012 | 0 Komente

Real Madridi ka dalë triumfues në një ndeshje jashtëzakonisht të bukur kundër Manchester Cityt që u zhvillua të martën mbrëma në Santiago Bernabeu. Los Blancos fituan me rezultat 3-2.

Përkundër dominimit total të skuadrës vendase në 45-minutëshin e parë, futbollistët me fanellat e bardha nuk arritën që të tregoheshin efikas përballë Joe Hart, i cili qe më meritori që mysafirët nuk pësuan gol. Portieri i Cityt arriti të ndalë dy goditje të forta të Cristiano Ronaldos, si edhe disa raste shumë të mira të Gonzalo Higuan, ndërkohë që Los Blancos nuk i konvertuan në gol edhe disa shanse të futbollistëve të tjerë.

Sa i përket kampionit të Anglisë, vetëm tri-katër herë arriti që t’i afrohej gjashtëmbëdhjetëmetërshit të ekipit vendas, ndërsa gjatë gjithë pjesës së parë qëndroi duke u mbrojtur.Bukuria, dinamizmi dhe rastet e shumta vazhduan edhe në fraksionin e dytë të lojës, me Realin që vazhdonte të dominojë.

Mirëpo, pas shumë rasteve të humbura të Los Merengues, Yaya Toure u tregua më i fuqishëm se gjithë skuadra vendase, pasoi te Edin Dzeko, i cili heshti tifozët vendas (69’).

Ofensiva e klubit mbretëror vazhdonte dhe shanse të shumta huqeshin, por pas disa tentativash, Marcelo çoi në ekstazë gjithë stadiumin duke e barazuar rezultatin (76’).
City nuk u dorëzua, një goditje e Aleksandar Kolarov u devijua nga Xabi Alonso dhe përfundoi në rrjetin e Casillas (85’).

Karim Benzema pranoi një top nga Angel Di Maria për të ringjallur emocionet e sfidës dhe për ta barazuar sërish rezultatin (87’).Dhe mrekullia erdhi nga Cristiano Ronaldo, i cili u bë hero i këtij takimi në minutat e fundit duke e kaluar Real Madridin në epërsi (90’).

Takimi tjetër i Grupit D mes Borussia Dortmundit dhe Ajaxit, ka përfunduar me epërsinë minimale të ekipit gjerman.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...