Roma ka refuzuar 100 milionë euro për De Rossin

dardanmiftari | Tuesday, September 18, 2012 | 0 Komente

Menaxheri gjeneral i Romës, Franco Baldini, ka bërë të ditur se Giallorossët kanë refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurosh për shitjen e Daniele De Rossit gjatë afatit kalimtar veror.

Ai ka konfirmuar se mesfushori italian do t’ia kushtojë pjesën e mbetur të karrierës klubit kryeqytetas, ndërsa ka thënë fjalë të mira edhe për ish-trajnerin Luis Enrique.

“De Rossi? Ai do të qëndrojë te Roma përgjithmonë”.

“Ne kemi refuzuar disa oferta për të, madje edhe një në vlerë prej 100 milionë eurosh”, ka thënë Baldini për Sky Sports Italia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...