Bould: Podolski i jashtëzakonshëm ndaj Montpellier

dardanmiftari | Wednesday, September 19, 2012 | 0 Komente

Ndihmës-trajneri i Arsenalit, Steve Bould, është i ngazëllyer me Lukas Podolski pas paraqitjes së tij në fitoren e mbrëmshme ndaj Montpellier.

Podolski shënoi golin e tij të tretë në po aq ndeshje me Arsenalin.

“Podolski kishte një ndikim të vërtetë. Më duhet të them se nuk kam parë shumë përfundues aq të mirë sa ai ndonjëherë – me këmbë të djathtë, këmbë të majtë, ata gjithmonë lëvizin 150 kilometër në orë në stërvitje”.

“Ai stërvitet mirë, është një djalosh i mirë dhe vërtet ka për të dhënë diçka këtë vit”, ka thënë Bould, i cili zëvendësoi të suspenduarin Arsene Wenger në takimin e mbrëmshëm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...