Mancini: City pagoi mungesën e përqendrimit

dardanmiftari | Wednesday, September 19, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, mendon se lojtarët e tij humbën fokusin në minutat e fundit të disfatës ndaj Real Madridit.

Ish-ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, shënoi gol në kohën shtesë për të siguruar fitoren për madrilenët.

“Është vështirë, jo sepse ne humbëm, ne mund të humbim kundër një ekipi si Real Madridi – por sepse me katër minuta pa përfunduar takimi ishte 2-1 për ne. Kjo është e çuditshme. Mendoj se ne duhet ta përmirësojmë këtë situatë”.

“Ndonjëherë ne shkojmë shumë thellë. Ne bëmë disa gabime dhe nuk dua të vazhdoj të mbrohem kështu. Në pjesën e parë ata luajtën më mirë se ne, por në pjesën e dytë ne luajtëm më mirë dhe shënuam dy gola”.

“Kur ju shënoni dy gola këtu dhe jeni 2-1, duhet të jeni më të kujdesshëm”, ka thënë Mancini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...