Del Piero do ta zgjedhë Sydneyn para Liverpoolit?
Shefi ekzekutiv i Sydney FC, Tony Pignata, shpreson se Alessandro Del Piero do të vendosë t’i bashkohet klubit të tij, përkundër interesimit të Liverpoolit.
Legjenda italiane është lojtar i lirë qëkur Juventusi vendosi të mos ia vazhdojë kontratën, ndërsa klube nga mbarë bota janë interesuar për shërbimet e tij.
Liverpooli është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për 37-vjeçarin, mirëpo tentativa e Redsave duket se do të dështojë, pasi sulmuesi ia ka dhënë fjalën klubit australian nga A-League.
“Jam optimist. Ai ende nuk ka nënshkruar, por ai dëshiron ta bëjë këtë. Mes natës së sotme (e martë) dhe nesër (e mërkurë) do t’i zgjidhim detajet përfundimtare, është një proces në zhvillim e sipër”.
“Ofertat nga Anglia? Liverpooli është një klub i madh, por Australia është një vend i madh”, ka deklaruar Pignata për Sky Sport Italia.
Category: Futboll
0 Komente