Nuk është çështje parash

dardanmiftari | Wednesday, September 05, 2012 | 0 Komente

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka mohuar raportet që thoshin se pikëllim i tij me klubin mbretëror është për shkak të dëshirës për të rinovuar kontratën.

Portugezi 27-vjeçar shënoi dy gola në takimin ndaj Granadas, ndërsa nuk e festoi asnjërin, përkundër se arriti shifrën prej 150 golash me fanellën e Los Blancos.

Pas takimit, ai lëshoi një deklaratë shokuese duke thënë se nuk është i lumtur te klubi aktual dhe se këtë e dinë drejtuesit e Realit.

“Fakti që ndihem i pikëlluar dhe e kam shprehur pikëllimin, ka krijuar një tronditje të madhe. Jam akuzuar se dua më shumë para, por një ditë do të kuptohet se nuk është aty problemi”.

“Dua t’i siguroj tifozët e Real Madridit se motivimi im, përkushtimi, angazhimi dhe dëshira për t’i fituar të gjitha garat nuk do të ndikohen (nga pakënaqësia ime)”.

“Kam shumë respekt për veten dhe Real Madridin dhe nuk mund të jap më pak sa që mund të bëj. Përqafime për të gjithë madridistat”, ka shkruar CR7 në Twitter.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...