Fitore minimale e United (VIDEO)
Ka mjaftuar një gol i shënuar në Old Trafford që Manchester Unitedi ta mposhte Galatasarayn në ndeshjen e parë grupore të Ligës së Kampionëve.
Pas një kombinimi me Shinji Kagawa, Michael Carrick solli epërsi të hershme të Djajve të Kuq (7’) dhe ky ishte goli i vetëm i shënuar në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënojë, ashtu që me rezultat minimal përfundoi takimi.
Ndeshja tjetër e Grupit H ka përfunduar me fitoren prej 2-0 të CFR Cluj si mysafir i Bragas.
Category: Futboll

















0 Komente