Gerrard: Anglia mund ta fitojë botërorin

dardanmiftari | Friday, September 07, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Anglisë në futboll, Steven Gerrard, nuk i ka përjashtuar shanset e skuadrës së tij për të arritur sukses në Kupën Botërore 2014 para se karriera e tij ndërkombëtare të përfundojë.

Pasi u eliminua nga Euro 2012 nga Italia në penalti, Gerrard thotë se Anglia aktualisht nuk është në mesin e favoritëve për të fituar Botërorin e ardhshëm.

“Ju kurrë nuk ndaloni së besuari në futboll. Mrekullitë ndodhin. Kjo është dëshmuar. Kur flas jam realist dhe i sinqertë. Për momentin ne nuk jemi favoritët për ta fituar Kupën Botërore”.

“Por kjo nuk do të thotë se ju duhet të ndaloni së besuari, të punoni fuqishëm për t’u përmirësuar, pastaj të përpiqeni dhe të mësoni nga gabimet që keni bërë në garat e kaluara”.

“Ky ekip ka çdo shans për t’u përmirësuar dhe për t’u bërë më i mirë në disa vitet e ardhshme, me lojtarët që vijnë dhe të tjerët me përvojë. Ne vazhdojmë të besojmë”, ka thënë Gerrard.

Anglia sonte do të ndeshet me Moldavinë në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin Brazili 2014.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...