Prandelli: Kualifikimi më i rëndësishëm se loja e bukur
Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, ka zbuluar se ai nuk është i shqetësuar se sa mirë luan ekipi i tij, por më shumë është i interesuar për kualifikim në Botërorin 2014.
Azzurrët, të cilët morën lëvdata për lojën e tyre të bukur në Euro 2012 ku arritën deri në finale dhe ku u mposhtën nga Spanja, sonte do të përballen me Bullgarinë në ndeshjen e parë kualifikuese për botërorin 2014.
“Fjala kyçe është kualifikimi. Pastaj ne do të shqetësohemi për kualitetin e lojës. Euro na ka dhënë një përvojë të rëndësishme”.
“Ka pak hapësirë për t’u shqetësuar pasi çdokush pret fitore. Megjithatë, ne japim më të mirën kur kemi ca frikë”, ka deklaruar Prandelli.
Category: Futboll
0 Komente