Kontratë e re për Xavin?

dardanmiftari | Tuesday, September 25, 2012 | 0 Komente

Agjenti i Xavi Hernandez ka zbuluar se Barcelona është e gatshme t’i fillojë negociatat për vazhdim të kontratës me mesfushorin 32-vjeçar.

“Barcelona na ka informuar synimet për të filluar negociatat rreth vazhdimit dhe përmirësimit të kontratës aktuale të Xavit”.
“Ata duan Xavi të mbetet pjesë e ekipit të parë të Barcelonës dhe ky është momenti i duhur për të hapur negociatat. Kontrata e tij skadon në vitin 2014, andaj edhe nëse presim deri në fund të sezonit nuk do të jetë shumë vonë”.
“Ne gjithmonë kemi arritur marrëveshje në rastet e mëhershme dhe kurrë nuk kemi pasur probleme. Më e rëndësishme për Xavin është të dijë se klubi ende llogarit në të. Nuk pres të ketë probleme”, ka thënë Ivan Corretja.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...