Lass huazohet te Anzhi
Real Madridi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Anzhi Makhachkalan për transferimin e përkohshëm të Lassana Diarra.
Klubi rus vazhdon të jetë në kërkim të lojtarëve kualitativë, ndërsa trajneri Guus Hiddink e konsideron 27-vjeçarin si njeriun e duhur për mesfushën e tyre.
Shërbimet e Diarras i kërkoi edhe Milani, mirëpo Rossonerët në fund vendosën ta transferonin Nigel de Jongun.
Francezi iu bashkua realit nga Portsmouthi në janarin e vitit 2009. Në sezonet e para ai ishte lojtar i rëndësishëm për Los Blancos, mirëpo aktualisht konsiderohet tepricë nga trajneri Jose Mourinho.
Category: Futboll
0 Komente