Lëvi shpall listën, mungon Shvajnshtaiger

Unknown | Saturday, September 01, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Kombëtares gjermane, Joakim Lëv, ka shpallur listën me 22 emra për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2014. Ditën e premte, më 7 shtator, në Hanover përballen kundër Ishujve Faroe, ndërsa të martën, më 11 shtator, në Vjenë kundër Austrisë.

Tri surprizat e kësaj liste kanë qenë: mosgrumbullimi i mesfushorit Bastian Shvajnshtaiger; Klose, i vetmi sulmues; si dhe mosnominimi i portierit Tim Vize. Ndërsa si Lahm, Nojer, Podolski dhe Mertesaker, që nuk ishin në ndeshjen miqësore ndaj Argjentinës, janë thirrur në skuadër. Ja lista: Nojer, Zieler, Ter Stegen, Boateng, Lahm, Bender, Humels, Shmelcer, Hëvedes, Mertsaker, Gëce, Gyndogan, Rojs, Draksler, Ozil, Khedira, Kros, Myler, Shyrrle, Podolski, Klose.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...