PSG: Neymar shkon te Barcelona

dardanmiftari | Tuesday, September 25, 2012 | 0 Komente

Klubi francez, Paris-Saint Germain e di sigurt se ylli brazilian, Neymar, do të kalojë te Barcelona.
Sport shkruan se drejtori i PSG-së, Leonardo, ka bërë një ofertë serioze për Neymarin në gusht, duke punuar me super agjentin Wagner Ribeiro në tentim për të hapur bisedimet me Santosin për anësorin super të talentuar.
Por, presidenti i Santosit, Luiz Alvaro de Oliveira, ia ka qartësuar Leonardos se Neymar do të largohet vetëm në drejtim të Barcelonës dhe nuk do të pranojë asnjë klub tjetër.
Në rast se Santos e shet Neymarin te një klub tjetër, atëherë Barca do të pranonte 40 milionë euro nga klubi brazilian si klauzolë që është pjesë e marrëveshjes së tyre të arritur një vit më parë që Neymar të kalojë te klubi katalanas pas përfundimit të Botërorit të vitit 2014. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...