6 muaj pas titullit, Di Matteo drejt shkarkimit

Unknown | Monday, November 19, 2012 |


Roberto Di Matteo është duke luftuar për të mbajtur postin e trajnerit të Chelseat. 6 muaj pasi fitoj Ligën e Kampionëve me Chelsean, Di Matteo është vënë në një situatë delikate me skuadrën angleze.
Skuadra e tij ka fituar vetëm 3 nga 7 ndeshjet e fundit, gjë e cila konfirmon se në Chelsea ka kirzë momentale.
Në radhë janë 2 ndeshje tejet të vështira, udhëtimi të Juventus në Champions League dhe përballja me liderin në Premierligë, Manchester City.
Nëse Chelsea humbë në 2 ndeshjet, Di Matteo pritet të shkarkohet nga posti i trajnerit.
Disfata shokuese këtë javë me WBA ka sjellur edhe tensionet e para në skuadër, ku portieri Peter Cech ka ngirtur zërin kundër trajnerit./Indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!