Galliani ia hap derën Abiatit,dhe e ofendon! VIDEO

Unknown | Monday, November 19, 2012 |


Adriano Galliani ka dalë i kënaqur me barazimin 2-2 në San Paolo përballë Napolit por nuk ka qënë aspak i tillë me portierin e Milan, Christian Abbiati. Numri dy i klubit kuqezi, i cili po ndiqte ndeshjen live nga tribuna, është filmuar nga kamerat e ndodhura në stadium në një moment tejet të nevrikosur dhe jashtë çdo parashikimi të mundshëm.
Administratori i Deleguar i Milan duket qartë teksa thotë: "Ky portier m...", duke e akuzuar portierin për mënyrën se si i pësoi të dy golat e mbi të gjitha të parin.
Sipas mediave italiane, Galliani është tashmë i bindur që Abbiati nuk mund të jetë më portier i Milan dhe kërkon të sjellë në skuadër talentin e Pescaras dhe Italisë U21, Mattia Perin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!