Baldini: De Rossi nuk është në shitje
Drejtori i Romës, Franco Baldini, i ka tërhequr fjalët e tij duke thënë se ai nuk do të shqyrtojë kurrfarë ofertash për Daniele De Rossin, edhe pse kishte pohuar të kundërtën kohë më parë.
“Fjalët e mia pas ndeshjez Lazio-Roma ishin të pamatura. Ne nuk kemi dëshirë të shesim një lojtar të rëndësishëm sikur De Rossi, ne e kemi treguar këtë në verë”.
“De Rossi është një lojtar i Romës dhe klubi nuk do të lejojë që ai të largohet. A është ai i lumtur? Kjo është pyetja e momentit, por unë mund të them se ekziston lidhje e madhe mes skuadrës”, është shprehur Baldini.
Category: Futboll