Berisha hyn në histori të Brisbane Roar
Sulmuesi shqiptar, Besart Berisha, ka hyrë në histori të Brisbane Roar si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, me golin e realizuar në fitoren prej 4-2 kundër Sidneyt.
Besarti arriti të shënojë dy herë në këtë takim, por njëri gol iu anulua. Goli i tij ishte vendimtar në këtë ndeshje dhe ishte gjithashtu goli më i bukur i takimit.
Ai, pasi pranoi topin te gjysma e fushës, filloi t’i driblonte me rend tre mbrojtës kundërshtarë dhe në fund shënoi me këmbën e majtë duke i ngritur kështu tifozët në këmbë.
Me këtë gol ai ka arritur në total shifrën e 25 golave në fanellën e Brisbane Roar dhe kështu ka hyrë në historinë e këtij ekipi si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.
Category: Futboll