Mazzarri: Milani është i fortë

Edw | Saturday, November 17, 2012 |


Bosi i Napolit, Walter Mazzarri, ka thënë se Milani është ende superfuqi e futbollit italian, para derbit mes dy skuadrave që zhvillohet sonte mbrëma në San Paolo.

“Milani ka pasur një sezon të çuditshëm. Por, ata janë ende ekip shumë i fortë”.
“Kur nuk jeni në momentet më të mira, duhet që të ngriteni dhe fitoni – mendoj se vizita e presidentit të tyre bërë ekipit do t’i ndihmojë. Çfarëdo që mund të mendojnë njerëzit, Milani ka një ekip më të mirë se sa që tregon tabela”.
“Ata mund të jenë jofavoritë, por kjo nuk më bind. Suksesi jonë në këtë ndeshje varet nga qëndrimi i duhur – nëse kjo arrihet, mund të mposhtim çdo ekip”, është shprehur Mazzarri. 


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!