Arsenali dërrmon Tottenhamin
Arsenali ka arritur të kthehet nga disavantazhi dhe ta mposhtë Tottenhamin me rezultat 5-2 në derbin e Londrës Veriore të zhvilluar në Emirates.
Pjesa e parë ishte e jashtëzakonshme. Në stadium ishin të pranishme figura prominente të Arsenalit, si Thierry Henry dhe Sol Campbell, ndërsa tifozët vendas ishin më të shumtë në numër.
Starti në sfidë i takoi Tottenhamit. Pas një goditje jo mirë të ndalur nga portieri i Arsenalit, është Emmanuel Adebayor ai që u gjend më së miri në zonë pas 10 minutash lojë për të realizuar për 1-0. Ai festoi para tifozëve të Arsenalit, ish-klubit të tij.
Pak minuta më vonë, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Santi Cazorlas, Adebayor u përshëndet nga takimi dhe gjyqtari Howard Webb e dërgoi në zhveshtore për ta shikuar ndeshjen nga televizori.
Dhe ajo që pa Adebayor ishte një rikthim fenomenal i Arsenalit. Theo Walcott pas një harkimi të bukur e gjen në zonë Per Mertesackerin, i cili shënoi për 1-1 (24’).
Krejt në fund të pjesës së parë një harkim të ulët në zonë nga Santi Cazorla fenomenal në këtë takim e shfrytëzoi Olivier Giroud që shënoi për 3-1 dhe rezultatin e pjesës së parë (45’).
Në pjesën e dytë Arsenali vetëm sa e konfirmoi fitoren. Santi Cazorla u shpërblye duke iu mundësua realizimi i golit të katërt në këtë sfidë dhe për t’i gëzuar 60 mijë tifozët e Arsenalit (60’).
Tottenhamin tentoi ta kthente në lojë Gareth Bale, por tentimet e tij ishin të kota (71’), pasi goli i tij nuk kishte fare vlerë.
Ndeshja përfundoi me rezultat 5-2 pasi edhe Walcott shënoi në minutën e fundit për t’i dhënë fund me sukses takimit.
Pas javës së 12-të, Arsenali ka 19 pikë në vendin e gjashtë, përderisa Tottenhami ka dy pikë më pak.
Category: Futboll