Puyol kthehet ndaj Zaragozës
Mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol, pritet që të rikthehet nga lëndimi të shtunën në ndeshjen ndaj Zaragozës.
Kapiteni i Barcelonës ka qenë jashtë fushave që prej lëndimit të dorës në ndeshjen ndaj Benficas më 2 tetor, ndërsa tani është shprehur i gatshëm për lojë.
“Puyol ka stërvitur me grupin dhe i mungon ende gatishmëria për ndeshje. Sidoqoftë, ai nuk është ndalur për shkak të lëndimit në dorë dhe pritet të kthehet shumë shpejt”, ka theksuar Vilanova.
Category: Futboll