Cambiaso i zhgënjyer me disfatën nga Parma

Edw | Tuesday, November 27, 2012 |

Mesfushori i Interit, Esteban Cambiasso thotë se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë të zemëruar pas disfatës 1-0 nga Parma.

“Ka një zemërim sonte. Ne jemi një klub i cili gjithmonë është në krye dhe duam të kthehemi atje”.
“Në pjesën e parë ne u përpoqëm ta çojmë ndeshjen te Parma, ne u përpoqëm ta mbajmë topin por ne nuk ishim efektiv. Ata shtuan vetëbesimin në pjesën e dytë dhe krijuan disa raste të mira”.

“Mbi të gjitha do të thosha se ata e merituan fitoren, por unë jam i zhgënjyer me paraqitjen tonë”, ka thënë Cambiaso për Sky Sports.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!