Cambiasso e dëshiron Sneijderin në ekip

Edw | Tuesday, November 27, 2012 |

Mesfushori i Interit, Esteban Cambiasso, ka kërkuar nga klubi dhe nga Wesley Sneijder që ta zgjidhin sa më shpejtë situatën e kontratës për të mirën e klubit.

Mesfushori holandez ende nuk e ka rinovuar kontratën e tij me zikaltrit, edhe pse trajneri i tij, Andrea Stramaccioni, ka thënë se ai nuk po luan për arsye futbollistike, por drejtori i klubit Marco Branca pretendon se Sneijder nuk mund të luajë deri sa ta nënshkruajë kontratën e re.

“Ne të gjithë po shpresojmë që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejtë që të jetë e mundur. Ne të gjithë e dimë sa shumë vlen ai për ekipin tonë”, ka thënë argjentinasi për Eurosport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!