Cantona: Dua ta zëvendësoj Fergusonin
Legjenda e Manchester United, Eric Cantona, thotë se ai do të dëshironte ta zëvendësojë Sir Alex Fergusonin si menaxher një ditë.
Sulmuesi francezi aktualisht është drejtor futbolli te skuadra New York Cosmos, dhe edhe pse pohon se do t’i pëlqente ta drejtojë skuadrën nga Old Trafford, thotë se dëshiron Sir Alex të jetë menaxher i United përgjithmonë.
“Alex Ferguson është i ri, ka shumë energji, e do aq shumë lojën, ka shumë gjëra për të dhënë, dhe shumë e shumë. Dhe mua më pëlqen t’i shoh ata duke fituar dhe dua Ferguson të jetë menaxher përgjithmonë. Ai është fitues, kjo është arsyeja se pse ka fituar aq shumë gjëra”.
“Ajo çfarë është më e mrekullueshme te ai është se ndeshja e ardhshme është sikur e para në karrierën e tij, dhe ai ua jep këtë – pasionin e tij, dashurinë e tij për lojën, dashurinë për të fituar gjëra”, ka thënë Cantona për Daily Mirror.
“A do ta pranoja detyrën? Do të thosha, ‘United është i veçantë, sigurisht se do ta bëja’. Sot jam me New York Cosmos. Por nëse një ditë do të ketë mundësi, pse jo?”, ka shtuar francezi. /Telegrafi/
Category: Futboll