Milani, klubi Italian më i pëlqyer në Facebook

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |


Në rrjetin social Facebook mbështetësit e skuadrës Milan janë dukshëm më të shumtë në numër se të çdo skuadr tjetër italiane, edhe pse kuqezinjtë po kalojnë momente shumë të vështira në Serie A.

Në klasifikimin e faqes me të ndjekur të rrjetit social amerikan, Milani ka marrë rreth 12 milionë 'Pëlqime', duke lënë pas ndjeshëm Juventusin që renditet në vendin e 11 me 4.5 milionë, ndërsa Interi klasifikohet 10 pozicione më poshtë me 1 milion e 810 mijë 'pëlqime'.

Skuadra më e pëlqyer nga përdoruesit e Facebook është Barcelona, që i kalon 35 mililonë fansa, ndërsa pas katalanse renditet Reali I Madridit dhe Manchester United, që kanë diferencë të vogël mes tyre.

Interesante, por aspak surprizë është përfshirja në 10 skuadrat më të pëlqyera dy skuadrat Turke, Gallatasaray dhe Fenerbahce.

Më shumë se interi kanë tifozë në Facebook dy skuadra të lindjes aspak të njohura, të paktën në Perëndim, Persib Bandung nga Indonezia Chivas nga Meksika, me rreth 2.5 milionë pëlqime.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!