Carlos: Messi s’ka vend më për trofe

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Ish-ylli i Real Madridit, Roberto Carlos, mendon se Cristiano Ronaldo e meriton FIFA Topin e Artë para Lionel Messi pasi ylli i Barcelonës tashmë ka fituar shumë shpërblime në të kaluarën.

“Është e qartë se çdokush flet për Messi, por unë mendoj se ai ka fituar mjaft dhe nuk mund të ketë më shumë hapësirë në kabinetin e tij të trofeve”.

“Andaj, do të votoj për Cristiano Ronaldon. Ai është një lojtar i cili mund t’i fitojë ndeshjet për ju në shumë mënyra, nga situata të ndryshme në sulm. Ai meriton ta fitojë sërish”, ka thënë Carlos.

Braziliani po ashtu ka thënë se Trajneri i Vitit nga Fifa duhet të zgjidhet Jose Mourinho. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!