City, "ëndrra" quhet Ibrahimoviç

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Siç raporton "Fichajes.net", Manchester City është duke menduar një lëvizje të "çmendur" në merkaton e ardhshme të futbollistëve. Kampionët në fuqi të Premier League po mendojnë t’i ofrojnë Paris Saint-Germain një shkëmbim të bujshëm. 

Në të vërtetë "Citiziens" mësohet të jenë të gatshëm të ofrojnë kartonin e 26-vjeçarit Edin Dzeko shoqëruar nga një shifër e lartë monetare për të përfituar shërbimet e 31-vjeçarit Zlatan Ibrahimoviç. 

Tratativë shumë komplekse, që duke vlerësuar edhe formën e shkëlqyer të suedezit në këto momente duket edhe si e pamundur. /albeu.com/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!