Çerepi: Në Elbasan na kënaq edhe barazimi

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Në transfertën me Elbasanin, tekniku Ardian Abazaj kërkon nga të tijtë të jenë të vëmendshëm. Njëri prej lojtarëve të Pogradecit, kapiteni Kopi Çerepi, në prag të kësaj ndeshjeje delikate deklaroi për “Panorama Sport”: “Elbasani është një ekip që u ka dhënë tonin kampionateve. Ndonëse tani ndodhet në pozitë të vështirë, në fushën e vet është i pamposhtur. 

Në Elbasan do të kërkojmë të marrim edhe një barazim, gjë që e mbështes te përgatitja që po zhvillojmë këto ditë. Do të jetë një sfidë e vështirë, por ne po qëndrojmë me këmbë në tokë dhe i njohim vlerat tona. Kampionati është i hapur dhe tani ka hyrë në fazën më të bukur të konkurrimit. Mes dy ekipeve nuk ka diferencë, ndaj edhe pritet një ndeshje e bukur”.
Pëllumb Starova

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!