Lumë milionash për Juven, Milanin dhe Interin

Unknown | Friday, November 16, 2012 |


Klubet e Serisë A kanë arritur marrëveshjen për shpërndarjen e të drejtave televizive gjatë tre viteve të ardhshme 2012-2015. Gjatë asamblesë së djeshme presidentët e Serisë A gjetën gjuhën e përbashkët, e cila do të ratifikohet javës që vjen. Presidenti i Ligës së Serisë A, Mauricio Beretta, ka bërë të ditur se tre klubeve që do të bien nga Seria A do t’u shpërndahet një fond prej 30 milionë eurosh. Sipas së përditshmes “Il Sole 24 ore”, gjatë sezonit 2012-2013 klubet e Serisë A do mund të përfitojnë në total nga të drejtat televizive 966 milionë euro, shifër që do të ndahet duke llogaritur numrin e tifozëve, rezultatet, pozicionimin në tabelën e klasifikimit, rezultatet historike dhe ato të një sezoni më parë. 
Nga një përllogaritje e përafërt e këtyre kritereve, gjithmonë sipas së përditshmes “Il Sole 24 ore”, sezonin e ardhshëm Juventusi do të përfitojë 100 milionë euro nga të drejtat televizive, rreth 10 milionë më pak milanezet, ndërsa Napoli dhe Roma qëndrojnë në vendnumëro në kuotën e 65 milionë eurove. 
Rreth 50 milionë euro do të përfitojë Lacio, Fiorentina (45), Udineze dhe Palermo (40), ndërsa pas Sampdorias në kuotën e 37 milionë eurove vjen një bllok skuadrash si Xhenoa, Bolonja, Kaljari, Atalanta dhe Katania me 35. Nga vendet e fundit e kësaj shpërndarjeje vjen Torino 34, Parma 32 dhe Kievo 29, Siena 27, ndërkohë që këtë klasifikim të të drejtave televizive e mbyll Peskara, e cila nga të drejtat televizive do të përfitojë shumën e 24 milionë eurove.
Përfitimet në milionë €
1. Juventus 100
2. Milan 95
3. Inter 93
4. Napoli 65
5. Roma 65
6. Lacio 49
7. Fiorentina 45
8. Udineze 40
9. Palermo 39
10. Sampdoria 37

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!