Chiellini: Rikthimi i Contes, shtysë për ekipin

Edw | Friday, November 16, 2012 |


Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, beson se rikthimi i Antonio Contes në pankinën e Juventusit muajin e ardhshëm përbën shtytje të madhe për kampionët e Serie A.


“Ai është njeriu i cili ka ndryshuar ekipin vitin e kaluar. Unë kam menduar se mungesa e tij do të ishte më pak problematike, por kemi pasur vështirësitë tona”.

“Ne punojmë me të gjatë gjithë javës dhe përgatitemi për ndeshjet dhe është mënyra më e mirë për të mos ndjerë mungesën e tij. Por, ka gjëra që nuk mund t’i planifikoni në disa raste dhe për këtë është më mirë të jetë trajneri në pankinë. Rikthimi i tij do të jetë shtytje e madhe për ekipin”, ka thënë Chiellini. 


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!