Cruyff: Barca nuk ka nevojë për Neymar

Edw | Tuesday, November 27, 2012 |

Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, beson se katalanasit nuk kanë nevojë të nënshkruajnë me brazilianin Neymar, pasi tashmë kanë shumë opsione në sulm.

Braziliani është një prej lojtarëve më të kërkuar gjithkund në botë dhe Blaugranët vazhdimisht janë lidhur me një transferim të tij. Por, Cruyff mendon se Barca vetëm sa do të harxhojë para për përforcimet në sulm, pasi ata tashmë shënojnë shumë gola.

“Një prej departamenteve ku Barcelonës nuk i mungon asgjë, është të shënojë gola. Andaj nëse ju më pyetni mua nëse ata kanë nevojë për Neymar, do të thosha jo”.
“Vetëm shikoni në sasinë e golave që ata shënojnë. Ata tashëm kanë opsione të mira në sulm”, ka thënë Cruyff për Catalunya Radio.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!