Deschamps i ngazëllyer me fitoren ndaj Italisë

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Didier Deschamps ka shprehur ngazëllimin e tij me fitoren 2-1 të Francës ndaj Italisë në miqësoren e mbrëmshme të zhvilluar në stadiumin Ennio Tardini të Parmës.

Stephan El Shaarawy ua dha avantazhin Azzurrëve pas 35 minutash lojë, por golat nga Mathieu Valbuena dhe Bafetimbi Gomis ndihmuan Trekolorët të përmbysin rezultatin.

“Muajin e kaluar ne barazuam në Spanjë dhe tash kemi mposhtur finalistin e kampionatit evropian. Kjo nuk është asgjë”.

“Ne ishim shumë të kufizuar në 20 minutat e para, na mungoi ritmi dhe agresiviteti. Italia ishte më shumë e lëvizshme dhe gjeti hapësira më mirë. Na duhej pranimi i golit të filluar të luajmë siç duam ne, të shkojmë dhe ta fitojmë topin në fushë”.

“Pjesa e dytë ishte fund e krye tjetër. Kishte shumë ndryshme. Italia mund të kishte barazuar, por ne po ashtu kishim dy shanse për të shtuar avantazhin. Jam vërtet i kënaqur me qasjen e treguar nga lojtarët e mi. Ishte shumë mirë për ndeshjen tonë të fundit këtë vit”, ka thënë Deschamps. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!