Ibrahimovic: Ndoshta anglezët do të thonë tani se jam si Messi

Unknown | Friday, November 16, 2012 |


Zlatan Ibrahimovic ka shenuar 4 gola kundë Angisë në ndeshjen miqësore që përfundoi me rezultat 4:2. Ai beson se pas kësaj ndeshje, do të ndryshojë gjithcka në Angli rreth personaitetit të tij.

"Kështu është me anglezët. Nëse shenon kundër tyre atherë je lojtarë i mirë, nëse nuk shenon, atherë nuk je lojtar i mirë. Kujtoj finalen e 2009 në Ligën e kampionëve, kur Leo Messi i shenoi Manchester Unitedit dhe përnjëherë e shëndrruan më të mirin në botë. Ndoshta do të thonë edhe për mua njejtë" ka thënë Ibra.

Ibra ka folë edhe për golin e katërt në minutën shtesë."Hart kishte dalë thellë, dhe unë kam tentuar ta dërgoj topin në rrjet. Kam qenë në bari kur topi ka qenë rrugës për në rrjet. Kam parë kur mbrojtësi rrëshqet dhe ka tentuar ta nxjerrë topin, dhe në atë moment ka dashë të bërtas "JO" mirëo topi hyri në gol" ka thënë Ibra.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!