Lucescu-Interit: Willian kushton 35 milionë euro

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka bërë një udhëtim në ditët e kaluara në Ukrainë, ku është interesuar për dy mesfushorët brazilianë tëShakhtar Donetsk, Fernandinho dhe Willian. Por është ky i fundit ai që i intereson më shgrupin e lojtarëve.

Gjithsesi, trajneri rumun i kampionëve të Ukrainës, Mirçea Luçesku i bën të qarta gjërat: "Janë të shumta klubet që na e kërkojnë Willian, por Interi dhe kushdo tjetër duhet të paguajë 35 milionë euro për kartonin e tij", u shprehtrajneri i Shakhtar.

Për Willian interesohen edhe klube të tjera me emër në Europë si: Chelsea, Manchester City, Juventus dhe Milan. /albeu.com/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!