Lahm: Barazimi, rezultat i drejtë

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Filip Lahm mendon si një kapiten i vërtetë. Mbrojtësi gjerman tha se barazimi ishte rezultati më i drejtë i klasikes së futbollit europian. “Kjo ndeshje u karakterizua nga disiplina taktike në mbrojtje. E rëndësishme ishte që nuk u lejuam shumë raste për të shënuar holandezëve. Në fund rezultati ishte i drejtë. Rifituam edhe një herë tjetër sigurinë që humbëm me Suedinë. Skuadrave nuk u munguan rastet për të shënuar, por si Gjermania edhe Holanda u treguan tepër të kujdesshme që të mos gabonin”, – tha mbrojtësi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!