El Sharaui: Unë dhe Mario jemi e ardhmja e Italisë
Pas golave në kampionat, ku Stepan El Sharaui është golashënuesi më i mirë, radhën e ka Kombëtarja e Italisë. Për “Faraonin” erdhi goli i parë me të kaltrit. “Dëshiroja shumë që të shënoja. Kjo ishte një rrjetë e rëndësishme, edhe pse për fat të keq nuk shërbeu që ne ta fitonim ndeshjen ndaj Francës. Megjithatë, jemi të kënaqur me atë çka dhamë në fushë”, – deklaroi sulmuesi i ri i kuqezinjve.
Më pas ai shtoi se të kaltrit luajtën ndaj një rivali të fortë. “Nisur nga skuadra që kishim kundër, jam i kënaqur me lojën. Me Balotelin unë ndihem mirë, ai është një lojtar i madh, i cili di se si të të nxjerrë përpara portës. Në rastin e golit, ai bëri spond me Montolivon dhe unë pata asistin e duhur. Shpresoj që unë dhe Baloteli të bëhemi dyshja e sulmit e së ardhmes, dua të vazhdoj gjithmonë kështu. Mario do t’i bënte punë çdo ekipi, pasi ka një talent të madh”, – vazhdoi lojtari.
El Sharaui e pranoi që kjo nuk ishte ndeshja perfekte. “Pata vështirësi kur merrja topin në shpinë të portës, nuk arrija që të kthehesha dhe të gjuaja”. Në fund, sulmuesi i Milanit ka edhe një batutë ndaj shokët të tij te kuqezinjtë, por edhe të përfaqësueses. “Është një lojtar që ka cilësi të mëdha, një regjisor që arrin të punojë mirë me topin, hap lojën, një blerje e madhe që i bën shumë mirë Milanit”, – përfundoi El Sahraui.

Category: Futboll