Emery: Messi ka një gjen të veçantë

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Trajneri i Spartak Moskës, Unai Emery, ka lëvduar yllin e Barcelonës, Lionel Messi, para ndeshjes në kuadër të Ligës së Kampionëve që zhvillohet të martën mbrëma.
 I nominuari për Topin e Artë theu dhe rekordin e Peles për më shumë gola të shënuar gjatë një viti kalendarik me golin e 76-të ndaj Mallorcas, përderisa është vetëm nëntë gola larg rekordit epik të Gerd Muller.
“Ai ka një gjen të veçantë, është unik. Është esenca e lojës ai gjen. Ai bën gjithçka aq natyralisht, prandaj kur ai shënon tri gola në një ndeshje, është normale për ne trajnerët”, ka thënë Emery. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!