“Guardiola është Steve Jobs i futbollit”

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Ish-drejtori i Real Madridit, Jorge Valdano, ka shprehur admirimin e tij për ish-trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola, duke e lëvduar suksesin dhe qasjen inovative të tij me klubin katalanas.
“Guardiola ka bërë punë fantastike. Ai është Steve Jobs i futbollit. Eksperimental, i guximishëm, dashamirës i bukurisë dhe tejet inovativ. Ai është një pikë referimi për botën e futbollit dhe këtë e them me plot kuptimin e fjalës”.
“Barcelona e ka shndërruar futbollin e vet në kulturë dhe gjithçka që mësohet në akademinë e tyre, aplikohet në Camp Nou”, ka thënë Valdano për Eurosport.
Valdano u largua nga Real Madridi në maj të vitit 2011 pas një konflikti me Jose Mourinhon. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!