FIFA HETON NDESHJEN MAQEDONI – KROACI

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Siç ka informuar televizioni BBC, FIFA ka nisur një hetim për ndeshjen e luajtur në Shkup ndërmjet Maqedonisë dhe Kroacisë, por vetëm kundër Federatës së futbollit të Kroacisë, për shkak fyerjeve raciste nga tifozët e këtij vendi ndaj lojtarit të tyre të natyralizuar, brazilianin Samir. 

Siç informojnë nga ishulli, nga ngjarjet e këtij takimi hetimi është drejtuar ndaj FFK-së, pa u goditur fare Federata maqedonase, pasi siç thuhet më lart cak i këtyre thirrjeve kanë qenë nga tifozët kroat. Kjo do të jetë siç duket rasti i parë nga historia më e re, ndaj një federate ku cak ka pasur futbollist të vet. 

Kroatët gjithashtu mund të përballen me një gjobë për djegien e materialeve piroteknike në stenda, por ata mund të dënohen që në takimet e ardhshme të luajnë pa publik. Më tragjike mund të ndodh edhe me largimin e Kroacisë nga ndeshjet kualifikuese për kampionatin botëror Brazil 2014. Nëse vazhdojnë me incidente mund të përjashtohet edhe reprezentacioni i Serbisë. Kjo do ti ndihmonte shumë Maqedonisë e cila është në grup me këto dy përfaqësuese.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!