NBA, KLIPERS MUND MAJAMIN

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Los Anxhelloas Klipers pesë vite me rradhë arrin të shënojë fitore në duelet me kampionët në fuqi të NBA-së, Majamin. Në dulein e mbrëmshëm Klipers fitoi me rezultat 107:100. Majamin nuk e ndihmuan as 30-të koshat e realizuar nga Lebron Xhejms, i cili nuk kishte përkrahje të mjaftueshme nga bashkëlojtarët. 

Te Klipersat më efikas ishte Grifin me 20-të pikë dhe 14-të kërcime. Edhe nënkampionia e NBA-së, Oklahoma është mundur nga Memfisi me rezultatin 107:97. Detroiti fitoi Filadelfian me rezultat 94:76, Bostoni mundi Jutan 98:93, ndërsa Çikago Bulls si mysafirë triumfoi 112:106 përballë Feniksit. Në ndeshjet e mbrëmshme fitore morën edhe Milvoki, Hjustoni, Sharlot, Dallasi dhe Golden Stejt. 
 

Rezultatet:
Filadelfia - Detroit 76:94
Boston - Juta 98:93
Milvoki - Indiana 99:85
Hjuston - Nju Orleans 100:96
Oklahoma - Memfis 97:107
Minesota - Sharlot 87:89
Dalas - Vashington 107:101
Feniks - Çikago 106:112  
LA Klipers - Majami 107:100
Golden Stejt - Atlanta 92:88

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!