Fillim Guraziu mposhti "vetëm" Hysin

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Prishtinë, 15 nëntor - Fillim Guraziu ka realizuar dy gola të hershëm për t'ia mundësuar Hajvalisë që të ngritet dy pozita në tabelën e Raiffeisen Superligës. Skuadra e promovuar në elitë, Hajvalia, të mërkurën në kuadër të javës së 16-të e mposhti Hysin me shifrat 2:0. Ndeshja u luajt në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë. Hajvalia tash është e katërta me 24 pikë, ndërsa Hysi ka rënë nga pozita e pestë në pozitën e shtatë me 21 pikë.

Golat e fitores, Guraziu i shënoi në minutat 11 e 26. Golin e parë ai e shënoi me një goditje të fortë nga vija e 16-metërshit, pasi mori top nga Armend Kastrati. Goli i dytë u shënua pas një aksioni të rrjedhshëm. Pas krosimit të Granit Ahmetit, Guraziu bashkëveproi me rezervistin Zeneli dhe më pas shënoi me gjuajtje volej. 

Në të vërtetë, lojtarët e Hajvalisë kanë rrezikuar shpesh portën e Hysit dhe fitorja ka mundur të jetë edhe më e thellë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!