Edhe FIFA-s i del telash me Serbinë

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Londër, 15 nëntor - Federata e Futbollit e Serbisë do të përballet me masa disiplinore për problemet që shkaktuan tifozët gjatë ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2014 kundër Uellsit. Këtë e ka bërë të ditur FIFA, duke thënë se po heton incidentet e ndodhura në Novi-Sad, në ndeshjen e 11 shtatorit që Serbia e fitoi me rezultatin 6:1. 

Po ashtu, është duke u hetuar edhe Kroacia, për problemet e tifozëve të shkaktuara pas ndeshjes me Maqedoninë në tetor.

Dy rastet do të shqyrtohen nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s më 20 nëntor. 

Një zyrtar për media i FIFA-s nuk ka dashur të specifikojë natyrën e problemeve të shkaktuara nga tifozët serbë në ndeshjen kundër Uellsit, thjesht ka thënë se ka pasur "trazira të tifozëve" .

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!