Nga 30 ditë paraburgim për dy tifozët e Dritës
Gjilan, 15 nëntor - Dy tifozëve të skuadrës së futbollit Drita nga Gjilani, G.V. dhe E.M., u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pasi dyshohen se më 11 nëntor kanë thyer xhamat e dy autobusëve të tifozëve vushtrrias "Forcat", si dhe kanë "shkaktuar rrezik të përgjithshëm".
Vendimi është marrë të mërkurën nga gjykatësi i procedurës paraprake, Abdullah Ahmeti, bazuar në kallëzimin penal që ka përgatitur policia dhe vendimit për zhvillim të hetimeve nga prokurori i Prokurorisë së Qarkut, Arben Kadriu (më gjerësisht sot në “Koha Ditore”).

Category: Futboll