Fiorentina dhe Siena të interesuara për Sadikun

Unknown | Wednesday, November 14, 2012 |

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare Armando Sadiku, i cili luan për skuadrën e Luganos është nën vëzhgimin e disa prej klubeve Italiane.
Talenti 21-vjeçar ka rënë në sy të drejtuesve të Fiorentinës dhe Sienës, shkruan Sporti Shqiptar.
“Di që ka patur interesime nga dy klube Italiane, të cilat nuk kanë bërë akoma një ofertë zyrtare për lojtarin. Në të vërtetë, jemi në bisedime me shumë klube, mes të cilave edhe dy Gjermane”.
“Po kërkojmë një skuadër që ka një projekt të mire dhe që t’i japë lojtarit mundësi rritjeje. Drejtuesit e Luganos më kanë thënë se nëse vjen një ofertë e mirë mund të largohet në Janar”, ka thënë agjenti i lojtarit, Sokol Haxhia. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!