Kosovari që refuzoi Cityn, Chelsean e Aston Villan

Unknown | Wednesday, November 21, 2012 |


Sulmuesi kosovar i Red Bull Salzburgut, Valon Berisha, ka treguar se në të shkuarën e afërt ai pati refuzuar ofertën e Manchester Cityt, Chelseat e Aston Villas. Ai thotë se sa ishte pjesë e Vikingut të Norvegjisë udhëtoi në Angli për t'u provuar te këto tri skuadra, shkruan koha. Ai e vlerëson si vendim të drejtë refuzimin për të kaluar në kampionatin anglez.

"Unë isha në Manchester City, Chelsea dhe Aston Villa. Mora ofertë nga City dhe Aston Villa. Por, unë nuk shkova atje. Nuk do të ishte një lëvizje e mirë. Nuk desha të jem larg familjes. Kisha nevojë për ta dhe për ta zhvilluar veten. Mendoj se ky ka qenë vendim i duhur", ka thënë Berisha të martën në një intervistë dhënë "sport10.at"

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!