Kostakurta: Gjysma e lojtarëve s’e dëgjojnë Berluskonin
Gjatë ditës së premte, presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, do të vizitojë skuadrën në “Milanelo”. Gjatë këtij takimi, ai do të bisedojë me të gjithë futbollistët kokë më kokë për të kuptuar më mirë këtë moment të vështirë që po kalojnë. Ndërkaq, ish-mbrojtësi i Milanit, Alesandro Kostakurta, është shprehur skeptik në lidhje me këtë takim: “Kur Berluskoni na takonte, fjalët e tij na karikonin në maksimum, sepse ne kishim uri për fitore. Kurse tani gjysma e lojtarëve nuk do e dëgjojnë Berluskonin, sepse ata nuk besojnë te ky grup. Po ta dëgjonin Berluskonin dhe Alegrin, nuk do ishin në këtë situatë”.
Category: Futboll