SHBA, Lindsay Vonn del nga spitali
Skiatorja amerikane, Lindsey Vonn doli nga spitali ku ishte shtruar për shkak të problemeve shëndetësore ditën e hënë.
Lajmin e bën të ditur zëdhënësi i saj, Lewis Kay. “Lindsay ndihet shumë më mirë, por mjekët po përpiqen të zbardhin shkaqet e problemeve me tretjen. Gjithsesi, Lindsay iu përgjigj shumë mirë kurave mjekësore”, shprehet Kay.
Gjithsesi, kjo deklaratë nuk i shpërndan plotësisht hijet e dyshimit rreth shkaqeve që çuan në shtrimin e skiatores amerikane në spital. Sipas mediave, Vonn vuan nga depresioni.
Category: Skijim