Luçesku: Uillian vlen 35 mln euro
Drejtori sportiv i Interit, Piero Auzilio, ka bërë një udhëtim në ditët e kaluara në Ukrainë, ku është interesuar për dy mesfushorët e Shahtjor Donetskut, Fernandinjo dhe Uillian. Por është ky i fundit ai që i intereson më shumë Andrea Stramaçonit për të kompletuar stërvitjen. Gjithsesi, trajneri Mirçea Luçesku i bën të qarta gjërat. “Janë të shumta klubet që na e kërkojnë Uillianin, por Interi dhe kushdo tjetër duhet të paguajë 35 milionë euro për kartonin e tij”.
Category: Futboll